Sport

Monaco fiton thellë ndaj Metzit

Monaco

Monaco ka fituar thellë ndaj Metzit në Ligue 1 të Francës të shtunën.

Skuadra e Monacos realizoi fitore 5:2 në udhëtim te Metzi, në ndeshjen e xhiros së 27-të.

Takumi Minamino, Maghnes Akliouche dhe Vanderson shënuan në pjesën e parë për 3:0 në të mirë të Monacos.

Folarin Balogun realizoi për 4:0 në minutën e 76-të, ndërsa dy minuta më vonë, Pape Diallo e ngushtoi epërsinë.

Për 4:2 realizoi Ibou Sane në minutën e 84-t, ndërsa tre minuta më vonë, Balogun me tjetër gol e vendosi rezultatin përfundimtar.

Monaco kërkon vendin që dërgon në Ligën e Kampionëve në edicionin tjetër.

Pas 27 ndeshjeve ka 49 pikë, kurse Metzi ka 23 pikë në vendin e parafundit.