Sport

Momenti kur skela metalike bie mbi tifozët gjatë një ndeshjeje futbolli në Holandë

Pamje nga ngjarja

Pamje nga ngjarja

Të paktën dhjetë persona u lënduan pasi një skelë metalike u shemb mbi tifozët holandezë të futbollit gjatë një ndeshjeje miqësore në Holandë.  

Struktura gjigante metalike u përplas në ajër, duke shtypur tifozët e futbollit poshtë saj teksa shikonin ndeshjen Eredivisie FC Twente - Stevo në Geesteren, raporton Daily Mai.

Ndërsa tifozët bërtisnin të tronditur, lojtarët e Twente dhe shikuesit nxituan për të ndihmuar ata që kishin ngecur nën vinç, derisa të mbërrinin shërbimet e urgjencës.

Transmetuesi shtetëror holandez NOS ka thënë se 10 persona ishin plagosur dhe dy të tjerë ishin në një gjendje të rëndë në spital.

Policia tani e ka bërë zonën të sigurt dhe po heton për shembjen e papritur.  

De Telegraaf raportoi se policia kishte rrethuar zonën dhe po hetonte incidentin, por konfirmoi se zona tani është e sigurt.