Pas titullit të fituar një ditë më parë në elitën e futbollit të Kroacisë, Arbër Hoxha dhe Dinamo e Zagrebit i janë gëzuar edhe trofeut të Kupës.
Skuadra e madhe kroate e mposhti në udhëtim Rijekën 3:1, në ndeshjen kthyese të Kupës së Kroacisë.
Ballafaqimi i parë në “Maksimir” ishte mbyllur baras.
Kjo ndeshje u luajt me rregullin e golit si mysafir, që do të thotë se Dinamo do ta fitonte trofeun edhe nëse do të barazonte me gola, ka shkruar sajti kroat “index.hr”.
Hoxha asistoi në minutën e 28-të për Petar Suçiqin, dhe në minutën e 42-të për Martin Baturinan, që shënuan për 2:0.
Tetë minuta para fundit për skuadrën mysafire shënoi edhe Marko Bulat, pas asistimit të bukur të Bruno Petkoviqit.
Gol të bukur shënoi mesfushori Toni Fruk në minutën e dytë të kohës shtesë, por nuk i mjaftoi Rijekës për ta shmangur disfatën.
Hoxha e kompletoi ndeshjen në krahun e majtë të sulmit, kurse kapiteni Arijan Ademi në mesfushë, luajti deri në minutën e 81-të.
Lindon Selahi te vendësit në qendër të mesfushës, luajti deri në minutën e 72-të.
Për Dinamon është trofeu i 17-të i Kupës së Kroacisë, dhe për herën e 13-të i fiton të dy trofetë kryesor në Kroaci brenda një edicioni. Dinamo e Zagrebit është kampion i elitës kroate 25 herë, që është rekord.
Rijeka ishte në kërkim të trofeut të 7 të Kupës.
Dy asistime të Hoxhës, Dinamo afër trofeut të Kupës
Dinamo e Zagrebit është duke fituar 2:0 në udhëtim te Rijeka, në ndeshjen kthyese të finales së Kupës së Kroacisë.
Ndeshja e parë në “Maksimir” ishte mbyllur 0:0.
Por të mërkurën, Dinamo që e fitoi titullin javë më parë, është duke fituar 2:0 në udhëtim dhe është shumë afër trofeut të Kupës së Kroacisë.
Hoxha asistoi në minutën e 28-të për Petar Suçiqin, dhe në minutën e 42-të për Martin Baturinan.
Kjo ndeshje është duke u luajtur me rregullin e golit si mysafir, që do të thotë se Dinamo do ta fitojë trofeun edhe nëse barazon me gola, shkruan sajti kroat “index.hr”.