Futsalli i Kosovës nuk ka shumë publicitet, por klubet e futbollit të sallës po përfitojnë goxha mirë nga marrëveshjet e sponsorizimit. Vjet të hyrat për klubet e futsallit sipas marrëveshjeve të sponsorizimit ishin plot 508 mijë e 900 euro.
Disa prej klubeve kanë marrëveshje “luksoze”. Për shembull Prishtina 01 ka një marrëveshje prej 60 mijë euro e një tjetër prej 16 mijë euro. Gjithsej të hyra ky klub kishte prej 91 mijë euro.
Trepça kishte të hyra prej 19 mijë euro, ndërsa klubi Prishtina 14 mijë euro. Drenica Tradita ka 12 mijë euro, Malisheva 7500, 13 Qershori ka marrëveshje për 17 mijë e 400 euro.
Klubi Fida nga Prishtina tradicionalisht ka realizuar të hyra të mëdha nga sponsorizimet. Vitin e kaluar një marrëveshje e kishte për plot 50 mijë euro e një tjetër për 6000. Dhe ky klub është vetëm në kategorinë e dytë.
Vjosa ka shumë marrëveshje, të vlefshme me gjithsej 70 mijë euro. Mabetex Prishtina ka dy marrëveshje, njërën 40 mijë e njërën 5000.
Kampion i futsallit sa u takon të hyrave nga sponsorizimet është Obiliqi, me plot 176 mijë e 500 euro. Obiliqi është i teti në Superligën e futsallit. Pra në pjesën e poshtme të tabelës.