Portieri Emiliano Martinez ka vendosur të mbetet te skuadra e Aston Villas pasi ka nënshkruar kontratë afatgjate me klubin.
Argjentinasi 31-vjeçar e ka vazhduar qëndrimin e tij te klubi i Premier Leagues angleze deri në vitin 2029.
Martinez iu bashkua Villas nga Arsenali në vitin 2020 për afro 18 milionë euro, ndërsa është paraqitur në 160 ndeshje.
Fituesi i Kupës së Botës 2022 e ka mbajtur portën e paprekur në nëntë ndeshje nga 34 në Premier League sa i zhvilloi në edicionin e kaluar, kur ekipi i drejtuar nga Unai Emery përfundoi në vendin e katërt.
Aston Villa e siguroi Ligën e Kampionëve për herën e parë në histori të klubit.
Martinezi luajti në të gjitha gjashtë ndeshjet e Argjentinës, përfaqësuese që e mbrojti trofeun e Kupës së Amerikës.
Argjentina e fitoi këtë garë për herë të 16-të, që është rekord.