Ademola Lookman është vetëm futbollisti i dytë që shënon “hat-trick” në një finale të ndonjë gare evropiane për ndonjë skuadër italiane.
Pierino Prati në Milan kundër Ajaxit e kishte arritur këtë sukses në vitin 1969 në Kupën Evropiane.
Kështu shkruhet në llogarinë “OptaPaolo” në platformën “X”, që është faqe që merret me statistika të lojtarëve.
Sulmuesi nigerian, 26-vjeçari Lookman, shënoi tre herë ndaj Leverkusenit në finalen e Ligës së Evropës që po luhet në Dublin të Republikës së Irlandës.