Një incident i rëndë ndodhi të dielën mbrëma në Ferizaj pas finales së Kupës së Federatës në Volejboll mes Ferizajt dhe Pejës.
Ferizaj fitoi 3:2 në sete, e ndërkohë pas fundit të ndeshjes situata u acarua. Lojtarë të Pejës kanë dalë në tribuna, madje në tribunën anësore dhe kanë nisur një rrahje të ashpër me pak tifozë ferizajas që ishin aty. Janë shkëmbyer shumë e shumë grushte.
Te Peja thonë se janë fyer nga tifozët.
"Në fund të ndeshjes lojtarët tanë u ofenduan dhe u gjuajtën me gjësende të forta nga tifozëria vendase. Klubi jonë shpreh indinjatën e thellë ndaj këtyre gjesteve që nuk kanë vend në sport”, ka shkruar klubi pejan.
Skena si ato në Ferizaj shihen rrallë në arenat sportive, sidomos që lojtarët të dalin në tribunë dhe të përleshen me tifozë.