Sport

Liga e Evropës: Manchester Unitedi luan me Porton e Fenerbahçen

uefa

Është tërhequr shorti për fazën e ligës në Ligën e Evropës.

Njëjtë si në Champions, Liga e Evropës këtë edicion do të zhvillohet në format tjetër. Nuk do të ketë grupe por fazë të ligës. Secili ekip do të luaj nga tetë ndeshje, katër në shtëpi e katër në udhëtim.

Do të jenë 36 ekipe pjesëmarrëse, në mesin e tyre disa shumë të njohura.

Shorti ka përcaktuar që Roma të luaj me Frankfurtin e Tottenhamin, ndër të tjera.

Gjiganti anglez, Manchester United, luan me Rangersin, Porton,  PAOK-un, Fenerbahçen dhe katër skuadra të tjera. 

Porto pos me Manchester Unitedin luan edhe me Lazion, Olympiacosin e skuadra tjera.

Pos Romës, Manchester Unitedit e Portos, në vazon e parë ishin edhe Ajaxi, Rangersi, Eintracht Frankfurti,  Lazio, Tottenham Hotspuri dhe Slavia e Pragës.

Pas tetë xhirove, tetë skuadrat më të mira avancojnë në një të tetën e finales. Skuadrat prej pozitës nëntë deri në 24 avancojnë në fazën nokaut të plejofit. 

Skuadrat tjera eliminohen. Liga e Evropës është gara e dytë kontinentale për nga niveli.