Trajneri kroat Igor Tudor, e ka nisur me fitore aventurën si trajner i ri i Lazios.
Lazio të shtunën fitoi në ndeshjen derbi të xhiros së 30-të të elitës së futbollit italian përballë Juventusit, me rezultatin 1:0.
Golin e fitores Lazio e shënoi vetëm në minutën e tretë të kohës shtesë.
Mesfushori nga Mali i Zi, Adam Marushiq, shënoi në portën e portierit polak të Juventusit, Wojciech Szczesny.
Elseid Hysaj ishte në bankën rezervë te Lazio.
Lazio me këtë fitore mbetet në pozitën e shtatë me 46 pikë dhe është në kërkim të një vendi që dërgon në garat e UEFA-s.
Juventusi në pozitën e tretë mbetet me 59 pikë.