Sport

Las Palmas e Sevilla nuk e duan Januzajn

Adnan Januzaj

Adnan Januzaj

Adnan Januzaj me shumë gjasë duhet të gjejë një skuadër të re gjatë verës. Sevilla do të përpiqet të arrijë marrëveshje me Januzajn për ndërprerje të kontratës.

Ai nuk është në planet e Sevillas e as të Las Palmasit. Januzaj u huazua në fillim të këtij edicioni te Las Palmasi nga Sevilla.

“Skuadra e Las Palmasit nuk do të përpiqet ta blejë Januzajn. Ai do të kthehet në verë te Secilla dhe klubi do të përpiqet të arrijë marrëveshje me të për ndërprerje të kontratës. Januzaj, i cili ka pagën më të madhe në skuadër, nuk vlerësohet në Sevilla”, shkruan “onefootball.com” të martën.

Januzaj kishte refuzuar ndërprerjen e kontratës vitin e kaluar. Me Sevillan 30-vjeçari ka kontratë deri në verën e vitit 2026.