Sport

Laporta e konfirmon interesimin për Williamsin

Nico Williams

Nico Williams

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, e ka konfirmuar interesimin për sulmuesin e krahut të Athletic Bilbaos, Nico Williams. 

“Në aspektin ekonomik ne mund të angazhohemi për nënshkrimin e Nico Williams. Nico është një lojtar që më pëlqen shumë. Ne po punojmë me trajnerin e ri Hansi Flick për afrime të mundshme”, u shpreh Laporta për “Catalunya Radio” të hënën. Williams ka treguar paraqitje të mira për Spanjën në “Euro 2024”. Ai në katër ndeshje të zhvilluara ka shënuar një gol dhe ka bërë një asistim. 

Supertalenti Lamine Yamal ditë më parë ka theksuar se Williamsi do të ishte ndihmesë e madhe për repartin ofensiv të Barcelonës. 

Bilbao është duke kërkuar mbi 50 milionë euro për sulmuesin e krahut.

21-vjeçari Williams është zhvilluar si futbollist në akademinë e Athletic Bilbaos.