Sport

Krasniqi zyrtarizohet te Suhareka

krasniqi

Endrit Krasniqi është zyrtarizuar të shtunën te skuadra e Suharekës, që sivjet siguroi inkuadrimin në elitën e futbollit të Kosovës për herë të parë. 

Krasniqi ka karrierë të suksesshme në Kosovë te 2 Korriku, Prishtina e Drita, ndërsa së fundmi ishte futbollist i Shkëndijës së Tetovës. 

“Super Krasniqi, mesfushori me tipare fantastike e me cilësi të hatashme pas shumë ofertave, i besoi projektit të klubit tonë, duke u bërë pjesë e jona për tri vitet e ardhshme. Ai ishte kampion dhe fitues i Kupës te Prishtina, dhe gjithashtu kampion me Dritën. E ka fituar edhe Superkupën e Kosovës. Endriti udhëtoi drejt Zvicrës ku mes presidentit Rrustem Aliaj dhe aksionarit Shaqir Rrahmanaj, u bë prezantimi zyrtar”, ka shkruar Suhareka të shtunën në Facebook.