Sport

Foda pret fitore ndaj Islandës

Kosova, Foda

Franco Foda

Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Franco Foda, pret fitore ndaj Islandës të enjten. Ai ka vlerësuar Islandën, por synon fitore të enjten në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë. 

"Kemi disa mungesa dhe duhet të gjejmë zgjidhje të reja. E dimë se Islanda luan lojë intensive dhe agresive, por ne do të mundohemi që idetë tona t'i paraqesim në fushë, të paraqitemi si ndaj Rumanisë dhe të fitojmë në shtëpi. Pres të zbatohen të gjitha kërkesat tona në fushë", ka thënë Foda.

Ai ka folur edhe për Meriton Korenicën, i cili po kalon formë të mirë në kampionatin rumun. Ka thënë se Korenica është në planet e tij dhe nëse vazhdon me formë të lart, do të fotohet në të ardhmen.


Kosovës i mungojnë edhe Asllani dhe Hadërgjonaj

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, do të jetë edhe pa Fisnik Asllanin dhe Florent Hadërgjonaj.

Menaxheri i Përfaqësueses ka thënë se të dy lojtarët mungojnë shkaku lëndimit. 

"Qëndrim Zyba është ftuar në mnungesë të Fisnik Asllanit dhe Florent Hadërgjonajt, të cilët janë të lënduar. 

Mungojnë shkaku lëndimeve edhe Edon Zhegrova dhe Eliot Bujupi, kurse Muharrem Jashari është i lënduar", ka thënë Shala.


Foda: Nuk ka pasur ftesë për Brrutin

Selektori i Kosovës në futboll, Franco Foda, ka deklaruar se nuk është dërguar ftesë për mesfushorin e Malishevës, Etnik Brruti, për dy ndeshet ndaj Islandës.


Rrahmani ka lëndime të lehta muskulore

Selektori i Kosovës në futboll, Franco Foda, ka folur në lidhje me lëndimin që e pësoi Amir Rrahmani të dielen me Napolin. 

Foda deklaroi se Rrahmani ka probleme të lehta muskulore por ai do të jetë i pranishëm në grumbullim.

Rrahmani për shkak të lëndimit u detyrua të zëvendësohet në minutën e 77-të në barazimin 0:0 kundër Venezias, 
në kuadër të javës së 29-të të Serie A