Sport

Konfirmohen pesë normat olimpike të xhudos

Driton Kuka

Janë konfirmuar pesë normat olimpike të xhudistëve kosovarë. Është kjo tjetër e arritur kulmore e ekipit që drejtohet nga kryemjeshtri Driton Kuka.

Me Botërorin në Abu Dabi përfundon faza e kualifikimeve olimpike në xhudo. 

"Kosova gjegjësisht Federata e Xhudos përfundoi garën e fundit kualifikuese për Lojëra Olimpike. Konfirmohen pesë  norma olimpike për Lojëra Olimpike për federatën tonë", ka shkruar trajneri Kuka.

Normat janë fituar nga Distria Krasniqi (52 kg), Nora Gjakova (57 kg), Laura Fazliu (63 kg), Loriana Kuka (78 kg), Akil Gjakova (73 kg). 

Të gjithë janë pretendentë për medalje olimpike në Paris.