Sport

Jamesi vendos tjetër rekord në ligën NBA

Jamesi vendos tjetër rekord në ligën NBA

LeBron James ka thyer tjetër rekord duke u bërë basketbollisti me më së shumti minuta të luajtura në ligën NBA. 

Këtë sukses, Jamesi e arriti duke e ndihmuar skuadrën e tij Los Angeles Lakers në fitoren ndaj Sacramento Kingsit 113:100, të enjten pas mesnate. 

39-vjeçari e kaloi Kareem Abdul-Jabbarin. 

James tani ka 57 mijë e 447 minuta të kaluara në parket. 

Jamesi më herët gjatë këtij viti e kaloi Abdul-Jabbarin edhe në listën e koshashënuesve më të mirë të ligës NBA. 

Në ndeshjen e fundit, Jamesi i shënoi 19 pikë, ndërsa bashkëlojtari i tij, Austin Reaves, udhëhoqi ekipin me 25 pikë. 

Në ndeshjen tjetër, qendra Nic Claxton i Brooklyn Netsit është përjashtuar nga loja pasi e ka hedhur një top në drejtim të shikuesve, në fitoren 101:94 ndaj Toronto Raptors. 

Claxton ishte i inatosur pasi në të ishte shkaktuar ndërhyrje e palejuar. 

Zach LaVine i shënoi 36 pikë në fitoren 117:108 të Chicago Bullsit ndaj Boston Celticsit. Për Bullsin ishte fitorja e tretë rresht, ndërsa LaVine shtoi edhe gjashtë kërcime e katër asistime. 

Ylli francez, Victor Wembanyama, i shënoi 42 pikë në fitoren e San Antonio Spursit 133:126 ndaj Atlanta Hawks, në vazhdime, kurse Shai Gilgeous-Alexander pati 35 pikë në fitoren 105:99 ndaj Oklahoma City Thunder ndaj Orlando Magic. 

Fitore në ndeshjet e fundit shënuan edhe Memphis Grizzlies, Neë York Knicks dhe Houston Rockets.