Golashënuesi më i mirë i Superligës, Muhamet Hyseni ka njoftuar kalimin te skuadra daneze, AC Horsens.
Kalimin në futbollin danez e ka vlerësuar hap të rëndësishëm në karrierë.
“Ky është një hap i rëndësishëm për karrierën time, pasi si çdo futbollist tjetër që ka ëndërr të luajë në Evropë, e njëjta ëndërr më është plotësuar edhe mua. Pas shumë sfidave, angazhimeve e sakrificave në futbollin kosovar, tashmë është momenti për të bërë hapin e radhës dhe u premtoj që nuk do ndalem me kaq”, shkruan në postimin e futbollistit që luajti për Llapin.
Karrierën e nisi te shkolla e futbollit Besiana.
Ishte për një periudhë edhe te Kurda, ndërsa u paraqit edhe te skuadra e Malishevës dhe Feronikelit 74.