Sport

Hoxha shënon sërish për Dinamo Zagrebin

Arber Hoxha

Arber Hoxha

Sulmuesi i Shqipërisë ka vazhduar me paraqitje të mira me fanellën e gjigantit kroat,  Dinamo Zagrebit.

Hoxha shënoi gol të dielën për Dinamo Zagrebin që mposhti Osijekun me rezultatin 2:1. Hoxha golin e barazimit 1:1 të ndeshjes që i takoi javës së dytë, e shënoi në minutën e 21-të. 

Video:

Për Hoxhën ishte goli i dytë në po aq ndeshje të zhvilluara në elitën e futbollit kroat. Golin e fitores 2:1 për Dinamon e shënoi Stefan Ristovski në minutën e 95-të.
Hoxha luajti deri në minutën e 64-t, kurse Arijan Ademi u inkuadrua në minutën e 63-të. 

Për Osijekun nga minuta e 69-të luajti sulmuesi Kemal Ademi.
 


Hoxha shënon ndaj Osijekut

Sulmuesi i Shqipërisë, Arbër Hoxha ka realizuar gol për Dinamo Zagrebin në përballjen ndaj Osijekut.

Hoxha shënoi për 1:1 në minutën e 21-të. 

Dinamo Zagrebi është duke barazuar 1:1 me Osijekun në kuadër të xhiros së dytë të elitës së futbollit korat.