Hendbollistët e Besa Famgasit kanë shënuar fitore të thellë të dielën mbrëma në palestrën “Karagaçi” në Pejë. Por fitorja 35:27 kundër skuadrës çeke, Mesto Lovosice, nuk i ka mjaftuar Besës së Pejës.
Pejanët nuk kanë avancuar nga raundi i dytë i Kupës Evropiane për hendbollistë. Besa e kishte humbur ndeshjen e parë në Çeki me dhjetë gola dallim, 38:28.
Vladimir Stankoviq ishte më i dalluari te ekipi pejan.
Ai shënoi 15 gola, ndërsa pesë i kishte Jakub Cwieka e katër Jon Vokshi. Tani Besa fokusin do ta ketë në garat e vendit