Sport

Hendbollistët e rinj sigurojnë gjysmëfinalen e Evropianit

Hendbollistët e grupmoshës U18 të Kosovës

Hendbollistët e grupmoshës U18 të Kosovës kanë siguruar gjysmëfinalen e Evropianit që po organizohet në Prishtinë. 

Të enjten mbrëma në “Pallatin e Rinisë dhe Sportit” në Prishtinë, Kosova U18 mposhti Azerbajxhanin e kësaj grupmoshe me rezultatin 44:27. 

Me këtë triumf, Kosova arriti në gjysmëfinale të garës. 

Kosova U18 prej fillimit e deri në fundin e ndeshjes shfaqi më shumë dhe siguroi gjysmëfinalen që zhvillohet të shtunën. 

Në gjysmëfinale, Kosova U18 takohet me Luksemburgun, ndërsa gjysmëfinalja tjetër është mes Belgjikës dhe Gjeorgjisë. 

Finalja dhe ndeshja për vend të tretë do të luhen të dielën.