Sport

Hendboll, Ferizaj fiton derbin

Superliga e Kosovës në hendboll

Në fundjavë ka nisur edicioni në Superligën e Kosovës në hendboll në të dy konkurrencat.

Vëmendja ishte në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, ku të dielën u zhvillua derbi i hendbollisteve.

Ferizaj e mposhti kampionin në fuqi, Istogun, me rezultatin 33:31. Ndeshja ishte e fortë, por ferizajaset në pjesën e dytë nuk e lëshuan asnjëherë epërsinë.

Salemateu Camara e Guinesë udhëhoqi Ferizajn drejt fitores, duke i realizuar 10 gola.

Dhjetë gola për Istogun i shënoi Lana Paviçeviq.

Një javë më parë Ferizaj kishte mposhtur Istogun edhe në ndeshje për Superkupë.

Te hendbollistët derbi mes Besa Famgasit dhe Rahovecit zhvillohet të hënën mbrëma në Pejë.