Sport

Gjimshiti fiton përballjen me Rrahmanin

Serie A

Atalanta e ka ndalur serinë e pesë fitoreve rresht të Napolit në Serie A. 

Të dielën, Atalanta e ka mposhtur si mysafir Napolin me rezultatin e thellë 3:0. 

Ndeshja i takoi xhiros së 11-të të kampionatit italian. 

Dy golat e parë për Atalantan i shënoi Ademola Lookman në minutën e dhjetë dhe 31-të. Ndërsa golin e fundit në ndeshje e realizoi Mateo Retegui në minutën e 93-të. 

Gjimshiti e kompletoi ndeshjen tek Atalanta. Ndeshjen e kompletoi edhe Amir Rrahmani te Napoli. 

Napoli mbetet ende lider në tabelë me 25 pikë. Atalanta ka 22 pikë dhe është në pjesën e epërme të tabelës.