Pas humbjes nga Gjeorgjia në Tbilisi javën e kaluar me rezultatin 3:1, Përfaqësuesja e Kosovës në futsall ka shënuar fitore ndaj Bullgarisë me rezultatin 6:2. Ndeshjen e dytë kualifikuese për Evropianin e vitit 2026, “Dardanët” e zhvilluan të martën në Prishtinë. Ndeshja i takoi Grupit 10.
Golat për Kosovën i shënuan Ramadan Alaj, Ylli Mazreku, Shefki Kameri, Drilon Maxharraj, Malush Qerimi dhe Fitim Krasniqi.
Ndeshjet tjera, Kosova e udhëhequr nga përzgjedhësi Agon Ramadani, i luan në janar, shkurt e prill të vitit të ardhshëm. Ndaj Francës luan më 31 janar në Prishtinë dhe në udhëtim më 4 shkurt. Më 11 prill e pret Gjeorgjinë, derisa kualifikimet i mbyll më 16 prill në udhëtim kundër Bullgarisë.
Fituesit e dhjetë grupeve të fazës kualifikuese “Main Round”, kualifikohen në Evropian, ndërsa tetë skuadrat më të mira të vendit të dytë luajnë në plejof.