Sport

Fulhami barazon me Sheffieldin, mungon Broja

Fulham

Armando Broja ka munguar te Fulhami edhe në ndeshjen ndaj Sheffield Unitedit.

Broja nuk ishte fare në këtë listë, ndërsa trajneri i skuadrës, Marco Silva, ka thënë se ky ka qenë “vendim teknik”.

Fulhami, megjithatë, arriti të marrë një pikë në udhëtimin e vështirë te Sheffield Unitedi në kuadër të xhiros së 30-të të Premier Leagues.

Ndeshja e zhvilluar të shtunën u mbyll 3:3.

Ben Brereton Diaz në minutën e 58-të shënoi për 1:0.

Shifrat i barazoi Joao Palhinha në minutën e 62-të.

Në minutën e 68-të dhe të 70-të, Oliver McBurnie dhe Diaz, shënuan dy gola tjerë për epërsinë 3:1 të vendësve.

Xhamajkani Bobby De Cordova-Reid e ngushtoi epërsinë në minutën e 86-të, kurse sulmuesi Rodrigo Muniz realizoi supergol në minutën e 93-të për rezultatin përfundimtar.

Sheffield Unitedi, pavarësisht fitores, mbetet në vendin e fundit me 15 pikë.

Fulhami ka 39 pikë në mesin e tabelës.