Sport

“Forbes” publikon listën e sportistëve më të paguar

Lista e Forbesit

Revista e njohur “Forbes” ka shfaqur të enjten listën e sportistëve më të paguar në botë dhe në vendin e parë është Cristiano Ronaldo. 

Ylli portugez me kontratën e fundit me Al-Nassr do të përfitojë 200 milionë dollarë në vit, duke u bërë sportisti më i paguar në botë edhe një herë tjetër. 

Ai ka shënuar 48 gola në edicionin aktual. Ronaldo do të përfitojë edhe 60 milionë dollarë me marrëveshjet sponsorizuese. 

Vendin e dytë e zë Jon Rahm në golf, me 218 milionë dollarë në vit.  Ylli argjentinas, Lionel Messi është i treti në këtë listë me 135 milionë dollarë përfitime. Messi është lojtar i Inter Miamit në ligën MLS në SHBA. 

LeBron James me 128 milionë dhe Giannis Antetokounmpo me 111 milionë dollarë në vit zënë vendin e katërt dhe të pestë.