Sport

Fitore shumë e rëndësishme për Feronikeli 74

Feronikel 74

Feronikeli 74 ka shënuar fitore shumë të rëndësishme ndaj Fushës Kosovës. Ndeshja e së dielës në Drenas përfundoi 1:0 për skuadrën vendase. I takoi xhiros së 27-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Golin e tri pikëve të mëdha e shënoi Ibrahim Cervadiku në minutën e nëntë. 

Feronikeli 74 me fitore doli në pozitën e shtatë në tabelë. I ka 29 pikë. Fushë Kosova është e parafundit me vetëm 20 pikë.

Ka pasur reagime të ashpra nga përfaqësuesit e Fushë Kosovës pas fundit të ndeshjes.


Feronikeli 74 po fiton 1:0 ndaj Fushë Kosovës, pas pjesës së parë të ndeshjes në Drenas.

Ibrahim Cërvadiku ka shënuar golin e vetëm në minutën e nëntë.