Ka nisur ceremonia The Best, përmes së cilës FIFA i shpall më të mirët e vitit në futboll.

FIFA për herë të nëntë i shpall më të mirët.

Vjet më i miri u shpall Lionel Messi, që ishte befasi e madhe.

Ceremonia ka nisur në ora 18:00 në Doha të Katarit.
 

Vinicius Jr, futbollisti më i mirë i vitit

4 muaj më parë / 17 dhj 2024 18:59
Vinicius Jr

Sulmuesi i Real Madridit,  Vinicius Jr, është shpallur futbollisti më i mirë i vitit 2024 sipas FIFA-s.

Vini Jr e fitoi çmimin The Best.

Ky është edicioni i nëntë i çmimeve The Best të FIFA-s.

Viniciusi e pranoi çmimin në Doha të Katarit.

Ancelotti, trajneri më i mirë i vitit

4 muaj më parë / 17 dhj 2024 18:55
Carlo Ancelotti

Carlo Ancelotti është shpallur trajneri më i mirë i vitit nga FIFA.

Ancelotti ka udhëhequr Real Madridin drejt Championsit dhe La Ligas.

Ancelotti, si asnjë prej fituesve të tjerë, është në ceremoninë e FIFA-s në Doha të Katarit.

Xhaka nuk zë vend në njëmbëdhjetëshen më të mirë

4 muaj më parë / 17 dhj 2024 18:54
11-shja më e mirë, sipas FIFA-s.

Granit Xhaka ishte kandidat për njëmbëdhjetëshen më të mirë të vitit sipas FIFA-s. 

Por Xhaka nuk është përzgjedhur në ekipin më të mirë.

Sipas FIFA-s, në 11-shen më të mirë hyn Vinicius JR, Erling Haaland, Lamine Yamal, Toni Kroos, Rodri, Jude Bellingham, William Saliba, Ruben Dias, Antonio Rudiger, Dani Carvajal, Emiliano Martinez.

Emiliano Martinez, portieri më i mirë i vitit

4 muaj më parë / 17 dhj 2024 18:47
Martinez

Portieri i Argjentinës dhe Aston Villas, Emiliano Martinez është shpallur më i miri i vitit nga FIFA.

Martinez vazhdon të jetë prej portierëve më të mirë në botë.

Bonmati, futbollistja më e mirë e vitit

4 muaj më parë / 17 dhj 2024 18:38
Bonmati

Futbollistja e Spanjës dhe Barcelonës, Aitana Bonmati është shpallur më e mira e vitit.

Ajo e fitoi çmimin The Best, që e ndan FIFA.

Bonmati ka pasur një vit shumë të suksesshëm.
 

Marta e fiton çmimin “Marta”

4 muaj më parë / 17 dhj 2024 18:36
marta

FIFA ka krijuar çmimin “Marta” për golin më të mirë të vitit nga futbollistet.

Dhe pikërisht braziliania Marta, emrin e së cilës e mban çmimi, e fitoi atë.

Ceremonia e FIFA-s po zhvillohet me shumë gabime teknike dhe lëshime të tjera.

Elena Sadiku nuk shpallet trajnerja më e mirë, çmimi për Emma Hayes

4 muaj më parë / 17 dhj 2024 18:29
Emma Hayes

Elena Sadiku ishte e nominuar për trajnere të vitit në futbollin e femrave nga FIFA.

Por trajnerja kosovare e Celticut nuk e fitoi çmimin.

Në ceremoninë The Best, trajnerja më e mirë e futbollisteve u shpall Emma Hayes. Ajo ka udhëhequr Chelsean e tani e udhëheq SHBA-në.

Garnacho fiton çmimin e parë

4 muaj më parë / 17 dhj 2024 18:18
fifa

Futbollisti i Manchester Unitedit, Alejandro Garnacho ka fituar çmimin “FIFA Pushkash Award” për golin më të mirë të vitit.

Bëhet fjalë për golin ndaj Evertonit të shënuar më 26 nëntor 2023.

VIDEO