Futbollisti 18-vjeçar, Elvir Gashijani, është sportisti më i mirë i ri i vitit 2024 në Kosovës, sipas KOHËS.

Sulmuesi i krahut po paraqitet me Llapin në Superligën e Kosovës, ndërsa gjatë vitit 2024 ka luajtur për Përfaqësuesen U19 dhe Përfaqësuesen U21 të Kosovës. Për Kosovën U19 shënoi golin e fitores 4:3 ndaj Spanjës, kampiones në fuqi të Evropës. Ajo ndeshje kualifikuese ishte luajtur në Prishtinë më 16 nëntor.
Gashijani fitoi në konkurrencë me futbollistin tjetër, Rin Ahmeti, me basketbollistin Jon Ismajli dhe me hendbollistin Olsi Mulaj.