Sport

Edhe Orana u mposht në luftë për medalje evropiane

Orana

Fortesa Orana ka humbur luftën për medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të karatesë në Zarë të Kroacisë. 

Orana garoi në kategorinë mbi 68 kilogramë dhe për vend të tretë u mposht 3:1 nga francezja Nancy Garcia.

Orana për herë të tretë ka humbur luftë për medalje të bronztë në Kampionat Evropian. Mbetet ende pa medalje kontinentale.