Sport

E konfirmuar: Futbolli në kategorinë B, boksi në C e atletika në D

FFK

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të premten ka publikuar listën e federatave të kategorizuara.

Ashtu si kishte raportuar KOHA në fillim të javës, Federata e Xhudos së Kosovës është e para në listë me plot 112,26 pikë. Në kategorinë A janë edhe volejbolli me 89 pikë dhe hendbolli me 86.8 pikë.
Federata me numrin më të madh të sportistëve, ajo e futbollit, është në kategorinë B. Madje nuk është e para as në B.

E para në kategorinë B është Federata e Basketbollit me 84,3 pikë. Federata e Futbollit është e dyta në kategorinë B me 83,5 pikë, ndërsa Federata e karatesë e treta me 80,5 pikë.

Në kategorinë C janë Federata e pingpongut me 73 pikë, e mundjes me 71,39 pikë dhe e boksit me 66,1 pikë.

Federatat tjera, duke përfshirë atë të atletikës, janë në kategorinë D.

Shumë federata kanë paralajmëruar ankesë, duke vlerësuar se meritojnë pozitë më të mirë.
Kategorizimin e bën Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport, kurse përmes tij përcaktohet përkrahja financiare e shtetit për federatat sportive.

LISTA

Kategorizimi shpesh përdoret edhe për të caktuar rejtingun e federatave sportive.