Sport

E ardhmja e Muellerit mund të jetë në SHBA

Thomas Muller

Foto: Associated Press

E ardhmja e ikonës së Bayern Munichut, Thomas Muller, ende është e paqartë. Por mediat në Gjermani kanë shkruar të mërkurën se ai ka tentuar transferimin në ligën MLS në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Kontrata e Muellerit me gjigantin gjerman skadon në qershor të vitit të ardhshëm. 

Ai së fundmi, pas përfundimit të Kampionatit Evropian, u pensionua nga Përfaqësuesja e Gjermanisë pas 131 ndeshjeve e 45 golave të realizuar. 

Mueller ka 718 paraqitje për Bayernin, anëtar i së cilit ekip është për afro 24 vjet. 

Me bavarezët 35-vjeçari ka luajtur 718 ndeshje, ndërsa ka realizuar 245 gola e 271 asistime.