Kosova U18 i ka zhvilluar të mërkurën dy ndeshje në kuadër të Kampionatit Mesdhetar të hendbollit.
Në Ankara të Turqisë, Kosova U18 fillimisht pësoi 31:16 nga Rumania e më pas humbi 24:16 nga Kroacia.
Tashmë bilanci i hendbollistëve kosovarë është dy fitore e tri humbje.
Në ditën e parë, të hënën, Kosova fitoi ndaj Malit të Zi dhe Irakut. Të martën humbi nga Turqia.
Të enjten, Kosova U18 luan me Francën, përfaqësuesen tjetër të madhe të Mesdhetarit.