Sport

Drita shënon fitoren e gjashtë këtë edicion, mposht Suharekën

Drita

Skuadra e Dritës ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Suharekës si mysafir me rezultatin 2:1. 

Ndeshja u zhvillua të dielën dhe i takoi xhiros së 12-të të Superligës së Kosovës në futboll. 

Pjesa e parë u mbyll baras 1:1. Vendasit kaluan të parët në epërsi me golin që e realizoi Mevlan Zeka në minutën e 28-të. Mysafirët i barazuan shifrat në minutën e 44-t. Salifu Ibrahim realizoi për 1:1. 

Drita rezultatin e ktheu në pjesën e dytë. Albert Dabiqaj e realizoi golin e fitores për 2:1 në minutën e 67-të. 

Drita në dhjetë ndeshje ka gjashtë fitore, tri barazime dhe një humbje. Suhareka në 11 ndeshje ka pesë fitore, dy barazime dhe katër humbje.

Lexo përditësimet tjera
Suhareka

Drita shënon fitoren e gjashtë këtë edicion, mposht Suharekën

Sulmuesi Mevlan Zeka ka realizuar gol në minutën e 28-të për ta kaluar në epërsi 1:0...