Rezervisti Pedri bëri asistim mjeshtëror, ndërsa rezervisti tjetër, Andreas Christensen shënoi golin vendimtar. Falë edhe kontributit të tyre, Barcelona e fitoi 3:2 ndeshjen dramatike ndaj Paris Saint-Germainit, të mërkurën mbrëma në “Parkun e Princave”.
Ishte kjo ndeshja e parë çerekfinale e Ligës së Kampionëve.
Ashtu si pritej, ndeshja ishte shumë e fortë. Pjesa e parë ishte më e qetë, ndërsa e dyta dukshëm më e zjarrtë.
Raphinha kaloi në epërsi 1:0 Barcelonën në minutën e 37-të. Me rezultatin 1:0 përfundoi pjesa e parë.
Parisienët startuan fuqishëm në pjesën e dytë. Ousmane Dembele barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 48-të, ndërsa menjëherë në minutën e 51-të Vitinha shënoi për 2:1 në të mirë të Parisit. Por ndeshja veçse ishte hapur.
Pas ndryshimeve të bëra nga Xavi, Pedri në minutën e 62-të asistoi për Rahphinhan që shënoi për 2:2. Pedri bëri asistimin me prekjen e parë të topit, pas rikthimit nga lëndimi.
Barcelona shënoi golin e fitores 3:2 në minutën e 77-të.
Mbrojtësi Christensen shënoi me goditje me kokë, pas një krosimi nga Ilkay Guendogan.
Parisi goditi traversën e shtyllën, por nuk shënoi dot golin e tretë. Dhe kështu fitorja e madhe i takoi Barçës, që është në pozitë të volitshme para ndeshjes së kthimit.
Ndeshja e kthimit është më 16 prill në stradiumin “Lluis Companys” në Barcelonë.
Barcelona sërish në epërsi
Barcelona ka kaluar në epërsi 3:2 ndaj PSG-së.
Mbrojtësi Andreas Christensen shënoi me goditje me kokë në minutën e 77-të.
Christensen u aktivizua si zëvendësues.
🚨🇪🇺 GOAL | PSG 2-3 Barcelona | Christensen
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) April 10, 2024
CHRISTENSEN HAS GIVEN BARCELONA THE LEAD !!!!!!!!!!!pic.twitter.com/7X1ngpBZLw
Parisi godet shtyllën, rezultati mbetet 2:2
Vazhdon drama e futbollit në “Parkun e Princave”.
Rezultati në ndeshjen mes Parisit dhe Barcelonës është 2:2.
Në minutën e 75-të parisienët goditën shtyllën. Më herët në ndeshje kanë goditur edhe traversën. Rastet nuk po i mungojnë as Barcelonës.
Barazon Barça, shënon sërish Raphinha
Barcelona ka barazuar në 2:2 rezultatin në ndeshjen ndaj Parisit.
Golin e shënoi Raphinha në minutën e 62-të. I njëjti lojtari kishte shënuar për 1:0 në minutën e 62-të.
🚨🚨| GOAL: RAPHINHA WITH A BRACE!!!!
— CentreGoals. (@centregoals) April 10, 2024
PSG 2-2 Barcelona pic.twitter.com/Tm6jGJXOYE
Parisi i pandalshëm, shënon golin e dytë
Menjëherë në minutën e 51-të, PSG-ja kaloi në epërsi 2:1 ndaj Barçës.
Vitinha ishte realizator.
🚨🇪🇺 GOAL | PSG 2-1 Barcelona | Vitinha
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) April 10, 2024
VITINHA HAS GIVEN PSG THE LEAD!pic.twitter.com/COxwIty9C2
Barazon Parisi, shënon Dembele
Parisi është kthyer në lojë ndaj Barcelonës.
Për 1:1 shënoi Ousmane Dembele në minutën e 48-të. Ai shënoi me goditje të fortë nga zona.
🚨🚨| GOAL: DEMBELE WITH THE EQUALISER!!!
— CentreGoals. (@centregoals) April 10, 2024
PSG 1-1 Barcelona pic.twitter.com/OLV4OhRUAv
Barcelona në epërsi pas pjesës së parë
Barcelona ka shkuar në pushim mes pjesëve me epërsinë 1:0.
Golin e vetëm në pjesën e parë e shënoi braziliani Raphinha, në minutën e 37-të.
Barcelona në epërsi ndaj PSG-së në derbi
Pas disa tentimeve, Barcelona ka arritur ta shënojë golin e parë në derbin ndaj Paris Saint-Germainit në “Parkun e Princave”.
Golin për Barcelonën e shënoi Raphinha në minutën e 37-të.
Gianluigi Donnarumma bëri dalje të pasigurt, ndërsa në portën e zbrazët shënoi sulmuesi brazilian i krahut.
🚨🇪🇺 GOAL | PSG 0-1 Barcelona | Raphinha
— DÄNN⚽🏀 (@FCB_dann) April 10, 2024
RAPHINHA HAS GIVEN BARCELONA THE LEAD !!!!!!!!!!!!!#FCBarcelona pic.twitter.com/Y48c7CEDo1
Barcelona me rastin e parë serioz ndaj PSG-së
Paris Saint-Germaini kishte paraqitje më të mirë në minutat e para të ndeshjes ndaj Barcelonës, por spanjollet e patën mundësinë më të mirë për shënim.
Robert Lewandowski gjuajti me kokë në minutën e 20-të, por topi u largua nga vija e portës nga mbrojtja kundërshtare.
Lewandowski në edicionin aktual ka shënuar 20 gola në 40 paraqitje.
Nga ana tjetër, Kylian Mbappe mbetet rreziku më i madh për portën e Marc-Andre ter Stegenit.
Mbappe ka shënuar 39 gola në 40 paraqitje në të gjitha garat.
Lewandowski cleared off the line pic.twitter.com/UNUqZo1XQb
— Footy Weekly World (Banky) (@Footybanky) April 10, 2024
Befasi në formacionet e ndeshjes PSG – Barcelona
Luis Enrique, trajneri spanjoll i Paris Saint-Germainit, ka kthyer formacionin më të fortë për duelin derbi ndaj Barcelonës.
Ai ka bërë 10-të ndryshime nga ekipi titullar që barazoi 1:1 me Clermontin në Ligue 1 të shtunën.
Mesfushori spanjoll, Marco Asensio, është i vetmi futbollist që e ka ruajtur vendin, ndërsa Kylian Mbappe, portieri Gianluigi Donnarumma dhe kapiteni Marquinhos, janë kthyer titullar.
Formacioni i PSG-së:
Donnarumma, Hernandez, Marquinhos, Lucas Beraldo, Nuno Mendes, Lee, Vitinha, Fabian Ruiz, Dembele, Mbappe, Asensio.
Trajneri Xavi Hernandes ka bërë dy ndryshime te formacioni i Barcelonës që mposhti 1:0 skuadrën e Las Palmasit.
Ronald Araujo do të jetë në qendër të mbrojtjes bashkë me 17-vjeçarin Pau Cubarsi, që bëhet mbrojtësi më i ri që nis një ndeshje çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Ndryshimi tjetër është në mesfushë, pasi Frenkie de Jong e zëvendëson Fermin Lopezin.
Titullar është edhe 16-vjeçari Lamine Yamal.
Formacioni i Barcelonës:
Ter Stegen, Kounde, Araujo, Cubarsi, Cancelo, Roberto, De Jong, Gundogan, Yamal, Lewandowski, Raphinha.