Sport

Dinamo dhe Prishtina e re në barazh, Phoenixi bie në Ligën e Dytë

Dinamo e Ferizajt dhe Prishtina e Re

Dinamo e Ferizajt dhe Prishtina e Re

Dinamo e Ferizajt dhe Prishtina e Re do të përballen në ndeshjen e barazhit të Ligës së Parë, ndërsa Phoenixi bie në Ligën e Dytë, shkruan FFK-ja. 

Ndeshja e barazhit në mes të Dinamos dhe Prishtinës së re luhet më 26 maj në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas. 

Fituesi i kësaj ndeshje, më 1 qershor luan ndeshje ne barazhit me skuadrën e vendit të tretë të Superligës. 

Aktualisht në pozitë ne tetë është Feronikeli 74. Dinamo përfundoi në vendi ne dytë me 52 pikë në Grupin A të Ligës së Parë, kurse, Prishtina e Re e dyta në Grupin B. 

“Po ashtu, rezultatet e javës së fundit vendosen edhe për skuadrën që do të përshëndetet nga ky rang i garave në Grupin A, ku pas humbjes në Gjakovë, Phoenix bie në Ligën e Dytë. Ndërkaq, në Grupin B, janë përjashtuar më herët Vllaznia dhe Ulpiana”, shkruan në njoftimin e FFK-së.