Derbi ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit i zhvilluar të shtunën në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan është mbyllur baras, pa gola.
Që të dyja skuadrat morën nga një pikë, por Prishtina e Ballkani kanë synime të kundërta këtë edicion.
Prishtina është në ndjekje të një vendi që dërgon në Evropë, ndërsa Ballkani kërkon titullin e tretë në Superligë. Prishtina ka 39 pikë në vendin e pestë.
Ballkani mbetet lider në Superligë përkohësisht me 53 pikë pas 27 ndeshjeve.
Llapi e Drita janë në vendin e dytë e të tretë me nga 51 pikë.
Llapi e ka një ndeshje më pak të luajtur dhe me fitore të mundshme ndaj Lirisë, do të dilte në vendin e parë me një pikë më shumë.
Prishtina e Ballkani janë në garë për të triumfuar edhe në Kupën e Kosovës.
Në gjysmëfinale, Prishtina luan kundër Dritës, ndërsa Ballkani ballafaqohet me Suharekën.
Prishtina e Ballkani barazojnë në pjesën e parë
Prishtina dhe Ballkani janë duke e zhvilluar ndeshjen derbi të xhiros së 27-të të elitës së futbollit të Kosovës në Lipjan.
Megjithatë, 45 minutat e pjesës së parë në stadiumin “Liman Gegaj” janë mbyllur baras, 0:0.