Sport

Dellova i fokusuar te Kosova

Qendërmbrojtësi i Ballkanit, Lumbardh Dellova

Qendërmbrojtësi i Ballkanit, Lumbardh Dellova

Qendërmbrojtësi i Ballkanit, Lumbardh Dellova, ka folur të premten për faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. 

Ai ka thënë se pas suksesit të arritur me Ballkanin, skuadër që e fitoi titullin e tretë rresht në Superligë, tani është i fokusuar te Kosova. 

“Pas shpalljes kampion me Ballkanin, jam shumë i motivuar dhe i fokusuar që ta jap më të mirën për Kombëtaren. Stërvitjet janë duke shkuar shumë mirë, atmosfera është shumë e mirë dhe pse jo të arrijmë një rezultat të mirë. Duhet të japim më të mirën që të ndalojmë pikat më të forta që i ka Norvegjia siç është Haaland dhe të dalim me rezultat pozitiv”, ka deklaruar Dellova. 

Dellova 25-vjeçar ka tetë paraqitje me Kosovën, kurse debutoi më 24 mars të vitit 2022.

Kosova të premten e zhvilloi stërvitjen e dytë në Kampin Nacional në Hajvali, për duelin kundër Norvegjisë që luhet më 5 qershor. 

FFK-ja ka shkruar se fokusi në stërvitje ka qenë te pjesa taktike. Stërvitja e radhës do të zhvillohet të shtunën në orën 11:00.