Pasi shënoi e asistoi në fitoren kundër Zenitit në elitën ruse me Rubin Kazanin, Mirlind Daku ka falënderuar përkrahësit e tij.
“Plani i Zotit gjithmonë! Ju dua, faleminderit për përkrahjen e vazhdueshme. Edhe pse larg me distancë, prapë e ndiej dhe ju jam mirënjohës gjithmonë. Nuk ka mbaruar me kaq”, ka shkruar Daku.
Daku ka postuar edhe tri fotografi, ndërsa njëra prej tyre ishte shumë e veçantë.