Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja është i kënaqur me rezultatin e arritur në fushë kundër Lirisë së Prizrenit. Por ai thotë se ekipi tij nuk është ende në gjendjen më të mirë.
“Liria ka një publik që e mbështet ekipin, këtë e dëshmoi edhe sot. Kam tjetër falënderim që edhe përkundër pozitës po e respekton kampionatin. Tregoi dëshirë për të fituar pikë ndaj nesh. Ne vazhdojmë të mos jemi në gjendjen më të mirë, kjo më shumë nga ana psikologjike për shkak të rezultateve. U liruam me golin e Gripshit dhe mendoj se duhet të vazhdojmë me këtë ritëm. Janë edhe tetë finale dhe jemi ende në garë për Kupë”, ka thënë Daja.