Boston Celticsi e ka fituar edhe ndeshjen e dytë finale të premten pas mesnate dhe ka marrë rezultatin prej 2:0, në Konferencën e Lindjes kundër Indiana Pacersit.
Në “TD GARDEN”, Celticsi triumfoi me rezultat 126:110.
Për skuadrën e Indiana Pacersit është humbja e dytë radhazi në finalen e Konferencës së Lindjes.
Më i dalluari te Boston Celticsi ishte amerikani Jaylen Brown me 40 pikë, pesë kërcime dhe dy asistime.
Te Pacers, Pascal Siakam pati 28 pikë, pesë kërcime dhe dy asistime.
Për Celticsin kjo ishte paraqitja e gjashtë në finalet e Konferencës Lindore në tetë vitet e fundit. Është gjithashtu paraqitja e tyre e tretë radhazi në finalet e Konferencës Lindore. Ndërsa Pacers nuk kanë qenë në finalet e Konferencës Lindore që nga viti 2014.
Paraqitja e fundit e Pacers në play-off ishte në vitin 2018 kur ata u mposhtën nga Celticsi në raundin e parë. Kjo është hera e shtatë që Celtics dhe Pacers takohen në play-off.