Çekia ka shënuar fitore me përmbysje të rezultatit në miqësoren ndaj Armenisë. Çekët mposhtën armenët me rezultatin 2:1.
Kjo ndeshje miqësore u zhvillua të martën.
Edgar Sevikyan shënoi për armenët në minutën e 14-të, kurse në fundin e pjesës së parë çekët barazuan rezultatin. Ladislav Krejçi shënoi në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, kurse Tomash Chory në minutën e 77-të shënoi golin e fitores 2:1.