Sport

Ballkani e nis mbrojtjen e titullit me fitore

Ballkani

Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani, e ka nisur me fitore mbrojtjen e titullit. 

Skuadra suharekase të dielën e mposhti Dukagjinin me rezultatin 2:0. Ndeshja u luajt në Suharekë dhe i takoi xhiros së parë.

Mesfushori brazilian, Queven Inacio, i realizoi dy golat për Ballkanin. Golin e parë e shënoi në minutën e 44-t. 

Ndërsa Inacio në minutën e 63-të e realizoi golin e dytë personal dhe të fundit në ndeshje.