Sport

Avdijaj përjashtohet me të kuq ndaj Rapidit

Donis Avdijaj

Donis Avdijaj me skuadrën e Hartbergut ka humbur të dielën në xhiron e 24-t të Bundesligës austriake.

Hartbergu të dielën humbi me rezultatin 3:0 në shtëpi nga Rapidi, ndërsa Donis Avdijaj u përjashtua nga loja në minutën e 88-të, pasi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Hartbergu është në grupin që lufton për titull kampioni.

Avdijaj ka shënuar gjashtë gola në edicionin aktual, ndërsa ka edhe tri asistime.