Sport

Arrestohet Rafa Mir i Valencias, dyshohet për sulm seksual

Rafa Mir

Sulmuesi i Valencias Rafa Mir

Sulmuesi i Valencias, Rafa Mir, është arrestuar të martën nga policia civile spanjolle pasi është duke u dyshuar se ka kryer sulm seksual ndaj një gruaje. Kështu ka raportuar mediumi spanjoll “Mundo Deportivo”. 

Pas arrestimit, Mir u transferua në qelinë e selisë së Gardës Civile të Valencias në rrugën Calamocha. 

Mësohet se spanjolli do të paraqitet para gjykatës të mërkurën.

27-vjeçari në afatin kalimtar të kësaj vere u huazua për një vit te Valencia nga Sevilla. Skuadra e Valencias e ka edhe opsionin e blerjes në fund të edicionit për pesë milionë euro.