Një lojtar i hokejit në bari i ekipit të Australisë është arrestuar në Paris të martën në mëngjes, ka raportuar një ditë më pas mediumi i madh zviceran “Blick”.
“Blick” dhe disa mediume tjera të huaja kanë shkruar se Tom Craig është parë duke blerë kokainë.
Edhe shpërndarësi i drogës, i cili ishte i mitur, është arrestuar po ashtu.
Një gram i drogës kokainë është konfiskuar nga lojtari i hokejit në bari, ndërsa shpërndarësi i drogës kishte edhe lloje tjera të drogës me vete.
Komiteti Olimpik i Australisë e ka konfirmuar këtë rast.
Megjithatë, ende nuk është bërë asnjë akuzë për lojtarin, por pritet gjobë e madhe.
Australia u eliminua në çerekfinale të hokejit, pasi u mposht 2:0 nga Holanda.