Në Rio 2016 ai fitoi medaljen e artë në stafetën 4x100 metra. Në Tokio në vitin 2021 triumfoi në 400 metra dhe fitoi të bronztën në 100 metra vrapim.
Historia e tij është impresive, shkruan Bild.
Floors kishte lindur me një defekt gjenetik dhe kishte të deformuara pjesën e poshtme të këmbëve dhe shputat. Ai ka thënë për gazetën gjermane se nuk ka mundur të qëndrojë as 10 minuta pa dhembje.
Për këtë arsye ai vendosi për hapin radikal në moshën 16-vjeçare.
Floors në mënyrë vullnetare amputoi të dy këmbët.
“Ishte vendimi më i mirë në jetën time”, thotë ai.
Ai pranon se ishte i frikësuar nga procedura.
Ditët e para ishin të vështira. Por gjermani nuk u ndal. U bë gjithnjë e më i mirë dhe u mësua me proteza. Medaljen e parë të artë paralimpike e fitoi gjashtë vjet pas operimit.