Sport

Alcarez fiton Roland Garrosin për herë të parë

Carlos Alcarez - Tenis

Tenisti Carlos Alcarez ka fituar për herë të parë në “French Open” dhe tani i ka tre tituj në turnetë Grand Slam.

Në finalen shumë dramatike të zhvilluar të dielën në Paris, Alcarezi e mposhti Alexander Zverevin me rezultatin 3:2 në sete.

Alcarez e fitoi setin e parë me 6:3, ndërsa Zverev u kthye në të dytin duke fituar 6:2. Seti i tretë ishte interesant, ndërsa u fituan 7:5 nga Zverevi.

Spanjolli 21-vjeçar, Alcarez, më pas mori kontrollin e plotë. E fitoi setin e katërt 6:1 dhe të pestin 6:2.

Në vitin 2022 ai fitoi në US Open, ndërsa vitin e kaluar ishte kampion në Wimbledon. Bëhet më i riu që ka fituar turne Grand Slam në tri lloje të ndryshme të fushave.