Sport

Ajeti shënon dy gola, Kololli një

Ajeti shënon dy gola, Kololli një

Albian Ajeti dhe Benjamin Kololli kanë kontribuar me gola në fitoren e Baselit ndaj Servettes me rezultatin e thellë, 6:0. 

Ndeshja i takoi xhiros së katërt në elitën e futbollit zviceran dhe u luajt të dielën.

Ajeti ka realizuar dy gola dhe një asistim, ndërsa Kololli e realizoi golin e fundit. Ajeti fillimisht asistoi për golin e dytë të Baselit në minutën e 46, që e shënoi Benie Traore. Në minutën e 63-të, Ajeti e realizoi golin e parë personal në ndeshje dhe të tretin për Baselin. 

27-vjeçari në minutën e 76 realizoi për 4:0. Ai luajti për 85 minuta dhe u zëvendësua nga Benjamin Kololli.

Në minutën e 87, Kololli shënoi për 6:0. Leon Avdullahu u zëvendësua në minutën e 85-të me Taulant Xhakën.