Ishte vetëm 13 vjeç kur për herë të parë filloi të qepte rroba.
Xhevdet Arifi tregon kohën kur profesioni i rrobaqepësisë vlerësohej dhe si i tillë kishte edhe myshterinj më shumë sesa në ditët e sotme.
Prishtinasi thotë se rrobaqepësia po shuhet si profesion.
Ndonëse është në pension, këtë punë nuk e ka ndermen ta lërë asnjëherë.
Dikur të rinjtë kishin interesim ta mësonin zanatin e rrobaqepësisë, ndërsa tash janë të paktë ata persona që e mësojnë dhe e ushtrojnë këtë profesion.
Përmend edhe faktin se kohë më parë për të qenë profesionist është kërkuar punë praktike më shumë, dhe atë pa pagesë. Ndërsa tash është e kundërta, thotë ai.
Ai i punon të gjitha punët që kanë të bëjnë me rrobaqepësinë.
Nga rrobaqepësia, Arifi ditën e nxjerr deri në 25 euro, ka ditë që nuk fiton asgjë, por pasioni për punën e motivon atë që të dalë çdo ditë në punë.
68-vjeçari profesionin e rrobaqepësisë është munduar t’ua trashëgojë tre fëmijëve të tij, por ata i kanë zgjedhur profesionet e tyre.
Dyqani i Xhevdet Arifit gjendet në qendër të Prishtinës. Profesionalizmi i tij në këtë profesion ka bërë që të ketë myshterinj të rregullt.