SOT

Varret e nuseve dhe gojëdhënat se si u vranë krushqit mes vete

Gojëdhënat në Mirosalë të Ferizajt nisin me varrezat e krushqve në fshat.

Aty pushojnë eshtrat e dy nuseve, të cilat u vranë pasi që në atë kohë u ndeshën krushqit mes vete.

Kur një gjë e tillë ndodhte, dasmorët vrisnin njëri-tjetrin thonë historianët.

Sipas historianit Ilir Bytyqi, të vetmit që shpëtuan janë dhëndurët të cilët po i prisnin nuset në shtëpi.

Varret e nuseve dallojnë nga të tjerat, ato janë më të larta dhe të rrethuara me gurë.

Gurët kanë edhe shënime për nuset, por që nuk janë në shqip.

E gjeneratat e vjetra vazhdojnë ta përcjellin historinë e nuseve te brezat e rinj.

Mësimdhënësja e gjuhës shqipe, Feime Berisha, tregon se kur u martua këtë histori e kishte dëgjuar nga familjarët e bashkëshortit.

E ka edhe raste të tjera kur krushqit, edhe pse u takuan në të njëjtën rrugë, nuk u vranë mes vete.

Vrasje të tilla mes krushqve banorët rrëfejnë edhe në zona tjera të Kosovës. Varreza të tilla ka edhe në Dumnicë të Podujevës dhe Saradran të Istogut.

E zakonet tashmë kanë ndryshuar, por që ende shumë shqiptarë pasi që marrin nuse “thyejnë” rrugën dhe nuk kalojnë rrugën e njëjtë .