SOT

U ngjit në Kilimanxharo, synimi i Armend Ahmetit është Everesti

Tash e sa vjet ditën e nis në Parkun e Gërmisë.

Nga këtu i kishte lindur ideja që veten ta sfidonte edhe jashtë kufijve të Kosovës.

Destinacioni i 32-vjeçarit Armend Ahmeti në muajin shkurt ishte mali Kilimanxharo në Afrikë me 5.985 metra lartësi mbidetare.

“Jemi këtu me Armend Ahmetin,.....që ka ngjitur majën...”.

Natyrisht pas ngjitjes në majë emocionet nuk munguan.

Armendi thotë se ndjenja ishte e veçantë atje lart dhe kur arriti në destinacionin e synuar, për të ishte lehtësim i madh dhe gëzim njëkohësisht.

Ai thotë që të gjitha këto aktivitete janë të kushtueshme dhe se i mungon përkrahja institucionale.

Mirëpo kjo nuk do ta ndalojë Armendin që të mësyjë edhe maja të tjera nëpër botë, siç është Everesti.

Përveç Kilimanxharos, ai për disa ditë kishte vizituar edhe botën e egër të Afrikës dhe po ashtu edhe ishullin e Zanzibarit, për të cilin thotë që kishte mikpritje të jashtëzakonshme nga vendasit.